FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

Të paktën dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas përleshjeve të dhunshme që shpërthyen gjatë një demonstrate pro-Askatasuna në Torino. Mediat italiane bëjnë të ditur se rreth 10 persona u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i të plagosurve ka arritur në 103, mes tyre 29 efektivë të forcave të rendit, të cilët u dërguan në spitale të ndryshme të qytetit. Sipas mediave vendase, gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme dhe pritet të dalin nga spitali. Pas ngjarjes, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi Torinon, ku u takua me efektivët e policisë dhe ushtarakët e përfshirë në përleshje, si edhe me të plagosurit në Spitalin Molinette, në prani të presidentit të Rajonit...