FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë
Biblioteka e Abacisë së Shën Galenit, një nga bibliotekat monastike më të vjetra dhe më të ruajtura në botë, vazhdon të mahnisë studiuesit dhe vizitorët me koleksionin e saj të jashtëzakonshëm, që daton prej më shumë se 1 mijë e 300 vitesh. E ndërtuar në stilin barok në vitin 1767, biblioteka është pjesë e një trashëgimie që nis në fillim të shekullit VII, kur misionari irlandez Shën Gali themeloi këtu një eremitazh, i cili më vonë u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe fetare të Evropës. Sot, ajo konsiderohet një thesar i paçmuar intelektual dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Biblioteka ruan rreth 160 mijë dorëshkrime dhe botime të hershme, përfshirë mbi 2 mijë e 100 kodekse mesjetare, nga...
Burimi:
javanews.al