Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj
Viti 2025 nuk solli “pushim” pas vitit të lodhshëm 2024 në arenën ndërkombëtare. Konfliktet dhe përplasjet u theksuan dhe 12 muajt ofruan më pak arsye për optimizëm, pasi shumë nga ngjarjet më poshtë do të jenë të rëndësishme dhe mbase ‘problematike’ edhe në 2026-ën. Janar Donald Trump ndryshon politikën e jashtme të SHBA-ve. Pas betimit, ai nis zbatimin e premtimeve të fushatës, duke tërhequr SHBA-të nga Marrëveshja e Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kufizuar pranimin e refugjatëve dhe shpallur kartelet e drogës si organizata terroriste të huaja. Sulm terrorist në New Orleans, SHBA: Më 1 janar një sulm me makinë dhe armë në rrugët e famshme të Bourbon Street la 15 të vrarë dhe 57 të plagosur, duke trazuar fillimin e vitit 2025 dhe rritur...