Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Komanda e unifikuar e forcave të armatosura të Iranit ka deklaruar se portet në Gjirin Arabik dhe në Detin e Omanit janë “ose për të gjithë, ose për askënd”, raportoi transmetuesi shtetëror IRIB. “Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit e konsiderojnë mbrojtjen e të drejtave ligjore të vendit tonë një detyrë natyrore dhe ligjore, dhe në këtë kuadër, ushtrimi i sovranitetit të Republikës Islamike të Iranit në ujërat territoriale të vendit tonë është e drejtë natyrore e kombit iranian,” citohet në deklaratë. Sipas saj, “anijet e lidhura me armikun” nuk do të kenë të drejtë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa anijet e tjera do të lejohen të kalojnë, në përputhje me rregullat e vendosura nga Teherani. “Vendosja e kufizimeve nga SHBA...