Forcat amerikane dhe ekuadoriane nisin operacionin kundër trafikut të drogës
Forcat ekuadoriane dhe amerikane kanë nisur operacione kundër atyre që i konsideruan si organizata terroriste në vendin e Amerikës së Jugut, tha të martën Komanda Jugore e ushtrisë amerikane. Kjo e fundit bën me dije se aksioni kishte për qëllim luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës, por nuk dha më shumë detaje në një deklaratë në “X”. Njoftimi vjen një ditë pasi Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, tha se SHBA-të ishin midis “aleatëve rajonalë” që merrnin pjesë në një “fazë të re” të luftës së Ekuadorit kundër karteleve të drogës. Noboa thotë se rreth 70% e kokainës në botë tani rrjedh nëpër portet e mëdha të Ekuadorit, duke e bërë atë një vend fitimprurës për bandat e trafikimit të drogës. Po ashtu vlen për...
Burimi:
opinion.al