Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës

Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës

Policë të armatosur janë parë duket patrolluar në rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Karakas. Sipas mediave të huaja, fotot janë ndarë nga ministri i Brendshëm venezuelias, Diosdado Cabello. Në një video të ndarë në internet, forcat e sigurisë janë filmuar duke bërtitur “gjithmonë besnikë, kurrë tradhtarë”. “Shumë figura nga regjimi i rrëzuar i Nicolas Maduros janë ende në krye teksa frikësimi dhe frika mbeten”, ka thënë një zyrtar për BBC-në. Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u kapën nga kompleksi i tyre në Karakas të shtunën dhe u dërguan me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale amerikane. Nicolás Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza për konspiracion narko-terrorizëm dhe akuza për armëmbajtje pa leje. Aktakuza kundër tyre thotë...