FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Është e qartë se rreziqet gjeopolitike dhe rritja e mëtejshme e tensioneve tregtare përbëjnë një nga rreziqet kryesore, ndër më të ngutshmet, për ekonominë globale, tha kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në një konferencë për shtyp në Bruksel, duke theksuar se parashikimet në “World Economic Outlook” bazohen në supozimin që niveli i tarifave të mbetet i pandryshuar. “Duke parë përpara, mundësia e një përshkallëzimi të tarifave dhe tensioneve gjeopolitike përbën një rrezik të rëndësishëm, që mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme mbi rritjen”, shtoi ai. Në “World Economic Outlook”, ku merret parasysh status quo-ja pa llogaritur efektin e mundshëm të masave të SHBA-së për Groenlandën, FMN-ja thekson se tronditjet nga tarifat dhe ndryshimet në politikat tregtare nuk kanë goditur rritjen globale, falë rritjes së...
Burimi:
opinion.al