Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Vendet europiane kanë diku mes tre dhe tetë muaj rezerva karburanti për avionët. Por disa qeveri nuk përjashtojnë mundësinë e futjes së masave të racionimit, në skenarin ekstrem (i cilësuar si “i largët”), me një reduktim të fluturimeve që nga maji ose qershori, duke filluar ndoshta me fluturimet e avionëve privatë përpara se të preken linjat e rregullta. Kjo del nga vlerësimet paraprake të brendshme që qarkullojnë mes disa autoriteteve të aviacionit civil në Europë, sipas burimeve komunitare. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, pas shpërthimit të luftës mes SHBA-ve dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër, ka reduktuar pothuajse në zero numrin e cisternave që kalojnë ngushticën: nga një mesatare prej 60 në ditë (deri më 28 shkurt) në maksimumi vetëm disa...