Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur planet për krijimin e një flote të re luftarake të Marinës së SHBA, të quajtur “Golden Fleet” – “Flota e Artë”, ku pjesë qendrore do të jenë anije të reja luftarake që do të mbajnë emrin e tij. Njoftimi u bë gjatë një eventi në resortin Mar-a-Lago në Florida, në praninë e zyrtarëve të lartë amerikanë të mbrojtjes dhe diplomacisë. Sipas Trump, ndërtimi i anijes së parë të klasës “Trump”, e quajtur USS Defiant, pritet të nisë së shpejti, ndërsa anijet e para mund të jenë operacionale brenda dy vitesh e gjysmë. Presidenti deklaroi se fillimisht janë miratuar dy anije, por plani afatgjatë parashikon ndërtimin e deri në 25 të tilla. Ai i përshkroi anijet si “më të mëdhatë,...