Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Haley Robson, një nga viktimat e shumta të rrjetit të pedofilisë të Jeffrey Epstein, ka dhënë së fundmi një dëshmi tronditëse për mediat italiane, duke rrëfyer tmerrin që përjetoi kur ishte vetëm 16 vjeç. Ajo tregon se u dërgua në shtëpinë e financierit në vitin 2002 përmes njerëzve që i besonte, përfshirë një shok klase, me premtimin e rremë për diçka tjetër, por sapo mbërriti atje, Epstein e dërgoi në katin e sipërm dhe abuzoi me të për një orë rresht. Sot, ajo shpreh zhgënjim të thellë jo vetëm për drejtësinë amerikane, por edhe për presidentin Donald Trump, të cilin e akuzon se i ka tradhtuar viktimat duke mos mbajtur premtimin për transparencë të plotë mbi dosjet e këtij skandali. Robson, e cila është e...