Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin Joe Biden për shtrenjtimin e kostos së jetesës, por teksa e përshkroi veten si një shpëtimtar të situatës, premtoi se gjërat shumë shpejt do të ndryshojnë. “11 muaj më parë, trashëgova një katastrofë të cilën po përpiqem ta rregulloj. Ky inflacion i lartë ndodhi gjatë administratës demokrate, por ne po e bëjmë Amerikën të madhe sërish. Kufijtë tanë janë të sigurt, inflacioni është ndaluar. Pagat janë rritur, ndërsa çmimet po bien. Kombi ynë është i fortë. Jemi të përgatitur për një bum ekonomik të cilin bota nuk e ka parë kurrë më parë”, shprehet Donald Trump. Gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi nuk preferonte...