Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 6 vjet burg

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 6 vjet burg

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, është dënuar me gjashtë vjet burg nga një gjykatë iraniane. Avokati i Mohammadi-t, Mostafa Nili, tha se ajo është dënuar për akuzat e “grumbullimit dhe bashkëpunimit për të kryer vepra penale”, ndërkohë që ka marrë edhe një ndalim lëvizjeje jashtë vendit për dy vjet. Sipas të dhënave zyrtare, ajo gjithashtu u dënua me një vit e gjysmë shtesë burg për “protesta dhe propaganda ndaj sistemit” dhe me dy vjet dëbim në provincën juglindore të Khorasan-it të Jugut, ku edhe duhet të shkojë pas vuajtjes së dënimit bazë. Narges Mohammadi, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj të guximshme në mbrojtje të të drejtave të...