Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett
Gazetari amerikan Peter Arnett, një nga emrat më të njohur të gazetarisë ndërkombëtare dhe fitues i Çmimit Pulitzer, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Associated Press, agjencia me të cilën Arnett ishte i lidhur për një periudhë të gjatë të karrierës së tij. Arnett ka vdekur në Newport Beach, i rrethuar nga familjarë dhe miq. Djali i tij, Andrew Arnett, ka konfirmuar se gazetari ndodhej në gjendje të rënduar që prej së shtunës për shkak të kancerit në prostatë. Peter Arnett hyri në histori në vitin 1966, kur fitoi Çmimin Pulitzer për gazetari ndërkombëtare për reportazhet e tij nga lufta e Vietnamit, të realizuara për Associated Press. Nga viti 1962 deri në përfundimin e konfliktit në 1975, ai ishte...