Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës
Bateristja e rrymës heavy metal dhe admiruesja e “Zonjës së Hekurt” Margaret Thatcher, rrezikoi dhe fitoi. Nacionalizmi i asaj që tashmë quhet “Meloni aziatike” rezultoi tërheqës sidomos për të rinjtë. Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi vendosi të shfrytëzojë “muajin e mjaltit” me opinionin publik dhe popullaritetin e lartë të fillimit të mandatit për të shpërndarë Parlamentin dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Llogaritje rezultoi e saktë: fitorja erdhi në kohë rekord. Analizat e para tregojnë se një rol kyç në suksesin e saj në zgjedhje e kanë pasur brezat e rinj. Mes tyre, Takaichi pëlqehet edhe për mesazhin e fuqishëm emancipues që përçon ngjitja e saj në pushtet. Ajo është gruaja e parë në krye të qeverisë japoneze dhe vetë historia e saj familjare...
Burimi:
javanews.al