Filipine/ Tërmeti me magnitudë 7,8 shkakton vdekje dhe shkatërrime
Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë goditi Filipinet jugore të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar skena paniku në disa pjesë të arkipelagut. Disa persona raportohet se kanë mbetur të vdekur nën rrënoja. Tërmeti goditi rreth orës 07:37 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej rreth 35 kilometrash. Disa vdekje janë konfirmuar, ndërsa ekipet e reagimit ende po përpiqen të verifikojnë më shumë raportime për viktima në terren. Agjencia sizmologjike e vendit, tha se tërmeti goditi brigjet e Qytetit General Santos, maja më jugore e ishullit Mindanao. Tërmeti i fortë goditi të hënën, ndërsa shkollat publike filluan vitin e ri akademik. Videot në mediat sociale treguan dhjetëra nxënës të tmerruar të shkollës fillore të dalin jashtë, ndërsa toka poshtë...
Burimi:
opinion.al