Fico: BE në krizën më të keqe të të gjitha kohërave
Kryeministri sllovak Robert Fico ka paralajmëruar se BE-ja po përballet me krizën më të thellë në historinë e saj, me probleme ekonomike të përkeqësuara nga mungesa e lidershipit dhe vizionit afatgjatë në Bruksel. Fico i bëri këto komente të martën, ndërsa fliste në një konferencë mbi strehimin me qira të përballueshëm në kryeqytetin e vendit, Bratislava, duke thënë se vështirësitë me të cilat përballen evropianët e zakonshëm janë pjesë e një gjendjeje më të keqe që prek të gjithë bllokun. “Bashkimi Evropian nuk ka qenë kurrë në një krizë të tillë si tani”, tha Fico, duke shtuar se situata “nuk ka të bëjë vetëm me treguesit ekonomikë, por edhe me lidershipin dhe vizionin”. Pa një strategji koherente mbi konkurrueshmërinë, BE-ja mund të “bëhet një muze...
Burimi:
vizionplus.tv