FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA
Byroja Federale e Investigimit (FBI) paralajmëroi për mundësinë që dronë iranianë të godasin bregun perëndimor të SHBA-së. SHBA dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit pothuajse dy javë më parë, duke e futur rajonin e Gjirit në luftë. Teherani ka kryer sulme hakmarrëse në përgjigje të goditjeve SHBA-Izrael që vranë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë edhe udhëheqësin suprem të vendit. Kur u pyet të mërkurën nëse ishte i shqetësuar që Irani mund ta rrisë hakmarrjen deri në sulme në territorin amerikan, Trump u tha gazetarëve: “Jo, nuk jam.” Federal Bureau of Investigation kishte paralajmëruar departamentet e policisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerret për sulmet amerikane duke lëshuar dronë drejt bregut perëndimor të SHBA-së. “Kohët e fundit kemi marrë informacion se që nga fillimi i...
Burimi:
vizionplus.tv