Fatale në Indonezi/ Krokodili 4 metra i merr jetën 35-vjeçares, banorët nxjerrin trupin nga nofullat e tij (VIDEO)
Një tjetër sulm vdekjeprurës nga krokodili u regjistrua në Indonezi, në zonën e Simeulue. Ngjarja e rëndë ndodhi në lumin Luan Boya, ku një krokodil rreth katër metra i gjatë doli nga uji me trupin e një gruaje në nofulla, para syve të dhjetëra banorëve. Viktima, 35-vjeçarja Jusmitawati, ishte sulmuar të dielën në mëngjes teksa kishte shkuar në lumë bashkë me një shoqe për të mbledhur midhje, një aktivitet i zakonshëm për gratë e zonës. Sipas dëshmitarëve, ajo hyri në ujë dhe u zhduk brenda pak sekondash, ndërsa shoqja e saj kërkoi menjëherë ndihmë. Në operacionin e kërkimit u përfshinë banorë, forca policore dhe pjesëtarë të ushtrisë lokale. Sipas mediave vendase, krokodili u shfaq disa herë me trupin e 35-vjeçares në nofulla. Banorët tentuan ta...
Burimi:
vizionplus.tv