“FALEMINDERIT TRUMP!” – Gjermania dhe Britania mbështesin armëpushimin

“FALEMINDERIT TRUMP!” – Gjermania dhe Britania mbështesin armëpushimin

Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit amerikan Donald Trump për vendimin për të shtyrë sulmet e paralajmëruara ndaj termocentraleve në Iran. Në një konferencë për shtyp në Berlin, Merz tha se i kishte shprehur shqetësimet e tij Trump-it lidhur me pasojat e mundshme të këtyre sulmeve. “Jam mirënjohës që ai vendosi t’i shtyjë për pesë ditë të tjera,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se hapësira kohore mund të shërbejë për zgjidhje diplomatike. Në të njëjtën linjë, kryeministri britanik Keir Starmer ka mirëpritur raportimet për nisjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit. Duke folur para një komisioni parlamentar, Starmer u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është në dijeni të diskutimeve dhe i konsideron ato një zhvillim pozitiv në drejtim të uljes...