Expo-27 Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27 Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Nga Ben Andoni, Beograd, Mars 2026 Expo-27 për serbët është më shumë se krenari, përbën simbolikën e arritjeve të tyre në çdo fushë të jetës, pas zhbërjes së ish-Jugosllavisë. Dhe, vërtetë, është hera e parë që një vend i Evropës Juglindore merr përsipër të organizojë një aktivitet të tillë, i cili do të marrë jetë nga 15 maji deri më 15 gusht 2027 dhe ku Beogradi do shndërrohet në një qendër globale idesh dhe inovacionesh. Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 120 vende (Mes tyre dhe Shqipëria) dhe parashikohen miliona vizitorë. Tema e Ekspo-2027 është “Luaj për Njerëzimin – Sport dhe Muzikë për të Gjithë” dhe përfshin mbi 8.000 aktivitete të ndryshme: shfaqje kulturore, diskutime dhe ekspozita që nxjerrin në pah inovacionet...