“Evropa nuk mbrohet pa SHBA”/ Macron kundër Rutte: Evropianët duhet të marrin sigurinë e tyre
Franca ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte i cili u shpreh se se Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Përgjigja e Ministrit të Jashtëm Francez, Jean-Noel Barrot ishte e menjëhershme dhe e prerë duke thënë se evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. “Jo, i dashur Marc Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s”, tha ai. Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë të tjerë, si Muriel Domenac, një ish-ambasador francez në NATO, e cila i tha në një reagim në platformën X se strategjia e forcimit të sigurisë evropiane përmes garancisë amerikane është e vjetëruar dhe...
Burimi:
ntv.al