Evropa mobilizohet për t’iu përgjigjur kërcënimit të Trump me tarifa për shkak të Groenlandës

Evropa mobilizohet për t’iu përgjigjur kërcënimit të Trump me tarifa për shkak të Groenlandës

Vendet e shënjestruara nga kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj planeve të tij për Grenlandën, thanë se do të “qëndrojnë të bashkuara” në përgjigjen e tyre, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të dielën. “Kërcënimet me tarifa minojnë marrëdhëniet transatlantike dhe rrezikojnë një spirale të rrezikshme përshkallëzimi”, thanë Britania e Madhe, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Suedia. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuara dhe të koordinuara në përgjigjen tonë. Jemi të përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtuan ato. Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian u mblodhën të dielën për një takim urgjent për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj kërcënimit të SHBA-së për tarifa. Të shtunën, ata...