Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë
Një vendim i papritur i Presidentit Donald Trump ka tronditur sërish tregjet globale. Pas një nate reflektimi, ai njoftoi dje, 21 shkurt, në rrjetet sociale se ka rritur tarifat globale nga 10% në 15%, duke zhdukur shpresat e Europës për përfitime të lehta dhe duke konfirmuar pasigurinë që mbretëron në ekonomi që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Sipas deklaratës së Trump, vendimi bazohet në një rishikim “të plotë dhe të detajuar” të vendimit të Gjykatës së Lartë, që ai e cilësoi “të pabesueshëm, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht anti-amerikan”. Presidenti amerikan njoftoi se tarifat do të arrijnë nivelin maksimal të lejuar ligjërisht prej 15%, duke synuar vendet që sipas tij kanë “shfrytëzuar” SHBA-të për dekada. Ky vendim përdor Section 122 të Trade...
Burimi:
javanews.al