Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Një fond europian krize me më shumë se 430 miliardë euro kapacitet financiar mund të përdoret për të dhënë hua për shpenzime në mbrojtje. Kështu ka deklaruar për Reuters drejtuesi i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), në një kohë kur Bashkimi Europian po përpiqet të forcojë aftësitë e tij ushtarake. Pierre Gramegna, drejtor menaxhues i ESM-së, tha se fondi mund të ofrojë linja kredie për mbrojtjen pa kërkuar reforma të ashpra ekonomike në këmbim, me synimin për të shmangur stigmatizimin që shoqëron zakonisht kërkesat për ndihmë nga fondi emergjent i eurozonës. “Në këto kohë trazirash gjeopolitike, që kanë sjellë rritje të shpenzimeve, përfshirë kostot e mbrojtjes për të gjitha vendet, duhet të përdorim potencialin e plotë të ESM-së,” deklaroi Gramegna. Ai theksoi se linjat e...