Erdogan: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Erdogan: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur tonin e përballjes me Izraelin, duke përdorur fjalët më të ashpra deri më tani ndaj këtij vendi. “Ai (Zoti), i Gjithëpushtetshmi, e shkatërroftë Izraelin”, u shpreh Erdogan. “Ky Izrael zionist ka vrarë qindra e mijëra njerëz. Nuk kam dyshim se do ta paguajë çmimin”, tha ai në Rize, në Detin e Zi, duke përfunduar një lutje për fundin e Ramazanit, ditë kur besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Erdogan përdor termin “Kahrar”, që në Islam përdoret për të përshkruar Zotin, që përkthehet si “i Gjithëpushtetshmi”, ai që “dominon”. Lutja e Erdoganit drejtuar Zotit ka një kuptim të dyfishtë, ku ai ndër të tjera shprehet: “Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia...