Erdogan paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet në rajon

Erdogan paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet në rajon

Lufta që po vazhdon në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme duhet të ndalet para se të përfshijë të gjithë rajonin, duke shkaktuar kosto gjithnjë në rritje për ekonominë globale, tha të mërkurën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Kjo luftë duhet të ndalet para se të bëhet më e madhe dhe të përfshijë plotësisht rajonin në flakë”, tha ai, duke përshkruar Lindjen e Mesme si “përsëri e mbuluar nga një erë gjaku dhe plumbi”. “Nëse diplomacisë i jepet një mundësi, kjo është krejtësisht e mundur”, këmbënguli lideri turk, një ditë pasi kryediplomati iranian, Abbas Araghchi në mënyrë efektive përjashtoi negociatat me Uashingtonin, duke thënë se Teherani kishte pasur “një përvojë shumë të hidhur nga bisedimet me amerikanët”. Lufta, e shkaktuar nga sulmet amerikano-izraelite...