Erdogan: Nuk kam dyshim se Izraeli do të paguajë çmimin për masakrën në Lindjen e Mesme
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi të premten në mëngjes se Izraeli do të “paguajë çmimin” për vrasjet masive në Lindjen e Mesme, gjatë një fjalimi pas lutjeve për Fitër Bajram, festën që shënon përfundimin e muajit të agjërimit. Erdogan tha se muaji i Ramazanit simbolizon “mëshirë, falje dhe çlirimin nga vuajtjet”, dhe uroi që festa të jetë burim bashkimi, mirëqenieje dhe vëllazërimi për gjithë myslimanët. Duke folur më tej për situatën në Lindjen e Mesme, ai akuzoi Izraelin se ka kryer “masakra” që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe theksoi se së shpejti kjo do të ketë pasoja për Jerusalemin zyrtar: “Siç e dini, ky Izrael sionist ka masakruar qindra mijëra njerëz. Nuk kam asnjë dyshim se do të paguajnë çmimin për këtë.”...
Burimi:
vizionplus.tv