Erdogan: Lufta në Lindjen e Mesme duhet të ndalet para se të përfshijë gjithë rajonin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bëri thirrje për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se konflikti mund të përshkallëzohet dhe të përfshijë të gjithë rajonin. Gjatë një fjalimi para grupit parlamentar të partisë së tij, ai theksoi se diplomacisë duhet t’i jepet një mundësi për të ndalur konfliktin. “Duhet të ndalet ky luftë para se të përkeqësohet dhe të përfshijë të gjithë rajonin. Nëse diplomacisë i jepet një mundësi, kjo është plotësisht e mundur”, deklaroi Erdoğan. Ai shtoi se Ankaraja ka qenë në kontakt me disa vende për të ulur tensionet, përfshirë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kemi qenë në kontakt si me Iranin ashtu edhe me SHBA-në dhe me vendet e tjera të rajonit. Kam zhvilluar më shumë...
Burimi:
vizionplus.tv