Erdogan: Izraeli ka vrarë me mijëra njerëz, do të paguajë për këtë

Erdogan: Izraeli ka vrarë me mijëra njerëz, do të paguajë për këtë

Lutjen e tij gjatë kremtimit të Fitër Bajramit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ktheu në një mesazh për situatën në Lindjen e Mesme. Rajoni po zien, tha kreu i shtetit turk teksa e përshkroi gjendje si shumë kritike. Erdogan shënjestroi më tej drejtpërdrejt Izraelin në fjalën e tij. “Izraeli ka vrarë me mijëra njerëz dhe, dashtë Zoti që ai të paguajë për këtë. Lutem që vullneti i Zotit të na mbrojë dhe të na çlirojë sa më shpejt nga shkatërrimi sionist”, tha Erdogan. Erdogani nuk la pa kritikuar edhe mbylljen e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem dhe për këtë qëllim siç tha ai, lufta e Iranit u përdor thjesht si pretekst. Gishti i tij i akuzës u drejtua edhe te vendbanimet e paligjshme izraelite në...