ERDOGAN FLET PER KURTH, KOMPLOT E PROVOKIM
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, por theksoi se Ankaraja është e përgatitur për çdo kërcënim ndaj sigurisë së saj. Sipas tij, Turqia ka kapur një raketë të tretë balistike iraniane të lëshuar drejt territorit turk. Duke folur për situatën e sigurisë, Erdogan tha se autoritetet turke po marrin masa parandaluese për mbrojtjen e hapësirës ajrore. “Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, u shpreh tha Erdogan në një darkë iftari në Stamboll. Presidenti turk theksoi se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë jashtë përshkallëzimit të konfliktit rajonal. “Prioriteti ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë...
Burimi:
ntv.al