Erdogan dëshiron një rol ndërmjetësues midis Teheranit dhe Uashingtonit! Presidenti nxit një takim trepalësh midis Turqisë, Iranit dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i propozoi sot homologut të tij iranian, Masoud Pejeskian, të luajë rolin e “ndërmjetësit” midis Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa tensionet midis SHBA-së dhe Iranit përshkallëzohen me kërcënime për ndërhyrje ushtarake amerikane dhe përgjigje të menjëhershme iraniane. “Gjatë bisedës së tyre telefonike, Presidenti Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësit midis Iranit dhe SHBA-së me qëllim uljen e tensionit dhe zgjidhjen e problemeve”, tha presidenca turke në një deklaratë.Lexo edhe :Related Posts Nga ana e tij, Pejeskian vlerësoi se Uashingtoni duhet të ndalojë kërcënimet për ndërhyrje ushtarake në Iran në mënyrë që t’i japë një shans diplomacisë, theksoi presidenca iraniane. “Suksesi i çdo iniciative diplomatike varet nga vullneti i mirë i palëve të interesuara”, vuri në dukje Pejeskian gjatë bisedës së...
Burimi:
vizionplus.tv