Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Dosjet e publikuara së fundmi mbi Jeffrey Epstein kanë hapur një kapitull të ri tronditës të njërit prej skandaleve më të mëdha seksuale të dekadave të fundit. Sipas një email-i të përfshirë në dokumentet zyrtare, aludohet se Epstein ka pasur një fëmijë sekret rreth 15 vite më parë. Email-i në fjalë mban datën 21 shtator 2011 dhe pretendohet se është dërguar nga Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Andrew Mountbatten-Windsor. Në një email tjetër të përfshirë në të njëjtin material, Ferguson shpreh zemërim ndaj Epstein-it për zhdukjen e tij dhe e akuzon se miqësia me të kishte qenë vetëm një mënyrë për t’u afruar me ish-bashkëshortin e saj, Andrew. “As që e dija se po bëheshe baba”, shkruan ajo në mesazh. Gazeta The Independent ka kërkuar koment nga Sarah Ferguson...