“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

Një ditë e mbushur me akuza të reja dhe dorëheqje të bujshme, në vazhdën e “dosjeve Epstein”. Në pak orë pasi u publikua një foto e papritur e Stephen Hawking i rrethuar nga modele, erdhi dhe dorëheqja e CEO‑së së World Economic Forum, ajo e pritur prej kohësh e Larry Summers nga Harvard, si dhe ndjesa e Bill Gates ndaj punonjësve të tij. Të gjitha ndodhën pak para se të niste dëshmia e Hillary Clinton-it, e thirrur bashkë me bashkëshortin Bill për të raportuar në Kongres mbi marrëdhëniet e tyre me financierin. Hillary Clinton ka deklaruar ditën e djeshme se ka pak informacione për të ndarë dhe ka akuzuar komitetin republikan se po përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen nga lidhjet e presidentit Trump me Epstein. Për ish-zonjën...