Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

Epstein akuzonte Trump për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura

Emri i Donald Trump shfaqet më shumë se 3,200 herë në 3 milionë faqet mbi çështjen Epstein të publikuara nga Departamenti  Amerikan i Drejtësisë. Dhe disa dëshmi të paverifikuara, hedhin disa fakte të errëta mbi të kaluarën e presidentit amerikan dhe shënojnë një nga pikat më të ulëta në historinë e kohëve të fundit në Amerikë. Grupi i fundit i faqeve të publikuara mbi rrjetin pedofil të ngritur nga Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019, përmban gjithashtu 2,000 video dhe 180,000 imazhe. Ndërkohë tre milionë dokumente të tjera mund të mos e shohin kurrë dritën e ditës. Faqet e reja të publikuara u njoftuan çuditërisht jo nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, e cila sipas hipotezave u la mënjanë nga Trump për trajtimin e skandalit, por...