Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA
Nga Alex Raufoglu Kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, doli në skenë në Institutin Reagan më 9 prill, ai përcolli një mesazh pragmatizmi, më shumë sesa paniku: NATO-ja nuk është një forcë e konsumuar në krizë, por një shtyllë në tranzicion. “Nuk jemi duke ‘fishkëllyer pranë varrezave’”, deklaroi Rutte – një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj narrativit të përsëritur për rënien institucionale. Në vend të kësaj, ai përvijoi një vizion rigjallërimi – një “Evropë më e fortë brenda një NATO-je më të fuqishme”, e mbështetur nga pesha e domosdoshme e udhëheqjes së SHBA-së. Megjithatë, pas këtij optimizmi të kujdesshëm qëndron një realitet më i ndërlikuar. Pyetja kryesore rreth vizitës së tij në Uashington është kjo: a arriti Rutte t’i ulë tensionet gjithnjë e më...
Burimi:
javanews.al