Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Restauratori Bruno Valentinetti ka shpjeguar se vetë ai e ka realizuar në mënyrë të tillë afreskun ku dukej fytyra e kryeministres italiane Giorgia Meloni në një pikturë në bazilikën e San Lorenzo in Lucina në Romë. Valentinetti tha se e bëri këtë sepse e dëshironte Kuria (administrata qendrore e Kishës), dhe se e kishte kopjuar fytyrën e kryeministres “në të njëjtin stil si piktura e mëparshme”. Këtë deklaratë, ai e bëri pas shumë polemikash në media dhe në publik. Tanimë, restaurimi do të kryhet duke i qëndruar linjës së pikturës origjinale (pa referenca politike), vendim që u mor gjatë një takimi mes kardinalit Baldo Reina dhe don Daniele Micheletti, drejtor i bazilikës së San Lorenzo in Lucina. Kuria dhe Vikariati i Romës (institucion i Kishës...