Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Një histori e pazakontë që ndërthur artin, fenë dhe politikën ka pushtuar mediat italiane dhe ndërkombëtare ditët e fundit. Në qendër të vëmendjes është një afresk në bazilikën e “San Lorenzo in Lucina”, në zemër të Romës, ku fytyra e një engjëlli ngjan çuditërisht me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Bëhet fjalë për një monument kushtuar mbretit të fundit të Italisë, Umberto II, i cili u ndërtua fillimisht në vitin 1985 me iniciativën e famullitarit të asaj kohe. Dekorimet me afresk u shtuan më vonë, në vitin 2000, nga piktori Bruno Valentinetti, ku u paraqitën dy engjëj mbi bustin e mbretit, njëri prej të cilëve mban hartën e Italisë. Pas disa dëmtimeve nga lagështia në vitin 2023, u kryen punime restaurimi për të rikthyer imazhet...