EMRI-FOTO/ U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi
Një alpinist 46-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është pickuar nga bleta ndërsa po bënte alpinizmë. Mediat helene raportojnë se 46-vjeçari Damianos Nakos ndërsa po ngjitej në zonën e Karathona të Nafplio-s, u pickua nga një bletë, e cila i shkaktoi një reaksion të rëndë alergjik. Ngjarja ndodhi në Nafplio të Greqisë. Pavarësisht transferimit të menjëhershëm në spital nga miqtë e tij që ishin me të, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi ai pësoi një atak kardiak. Siç u bë e ditur, 46-vjeçari, i cili ishte baba i një vajze, ia kishte kushtuar jetën natyrës dhe shërbimit. “Si prodhues dhe udhërrëfyes malor, ai themeloi Grupin e Alpinizmit Natyralist të Argolidës. Ai ishte gjithashtu një anëtar aktiv dhe udhëheqës i Ekipit të Shpëtimit të Ermionidës, ndërsa shërbeu...
Burimi:
vizionplus.tv