EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja gjendet pa jetë, në trup i gjenden shenja thike

EMRI/ E rëndë në Itali, 23-vjeçarja gjendet pa jetë, në trup i gjenden shenja thike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Napoli, ku një 23 -vjeçare është gjetur pa shenja jete. Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçarja Ilenia Musella mbërriti pa shenja jete në Spitalin Villa Betania, pasi kishte marrë një plagë të thellë me thikë në shpinë. Në media theksohet se e reja është gjetur në afërsi të parkut  “Conocal”, zona ku aktualisht po zhvillohen hetimet. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, por hetimet fillestare sugjerojnë se krimi ka ndodhur pas një grindjeje të papritur në rrugë, ku janë përfshirë disa persona. Policia nuk ka mundur të identifikojë ende autorin, pasi zona nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë.