EMRI/ Arrestohet “koka” e trafikimit të kokainës në Europë, kush është shqiptari që u kap në Peru
Autoritetet peruane kanë arrestuar një shqiptar në Peru, që kontrollonte trafikun e kokainës drejt Evropës. Maglent Dybeli u arrestua në kuadër të një operacioni policor, i cili kishte si qëllim goditjen e një bande e cila merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas hetimeve që zgjatën për 18 muaj rresht, Dybeli ishte financuesi i bandës dhe përdorte një emër të rremë me shtetësi italiane. Mediat e huaja shkruajnë se mafia shqiptare ka mbërritur në territoret e Amerikës Latine në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe luftërave në Ballkan. Këto rrjete kanë lidhje me kultivues të kokës, grumbullues dhe tregtarë të kokainës në Peru, prodhues në Kolumbi, grupe që ruajnë drogën deri në portet e Ekuadorit...
Burimi:
vizionplus.tv