Emiratet e Bashkuara Arabe do të paguajnë për hotelet dhe ushqimet për turistët e bllokuar, deri në përfundimin e krizës në Iran

Emiratet e Bashkuara Arabe do të paguajnë për hotelet dhe ushqimet për turistët e bllokuar, deri në përfundimin e krizës në Iran

Turistët dhe pasagjerët e bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të mbylljes së aeroporteve do ta kenë të mbuluar nga shteti koston e akomodimit. Lajmi është konfirmuar nga Department of Culture and Tourism – Abu Dhabi (DCT Abu Dhabi). Në një deklarate drejtuar hoteleve, institucioni u ka kërkuar strukturave akomoduese të zgjasin qëndrimin e vizitorëve që kanë arritur datën e largimit, por nuk mund të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre. Sipas njoftimit, shpenzimet e qëndrimit të zgjatur do të mbulohen nga DCT Abu Dhabi. Zhvillimi vjen pasi më herët agjencia shtetërore e lajmeve WAM raportoi se General Civil Aviation Authority (GCAA) ka marrë përsipër shpenzimet e ushqimit dhe akomodimit për mijëra pasagjerë të mbetur në pritje, pas anulimit të fluturimeve dhe...