Emiratet e Bashkuara Arabe do mbulojnë të gjitha kostot për turistët e bllokuar

Emiratet e Bashkuara Arabe do mbulojnë të gjitha kostot për turistët e bllokuar

Pas mbylljes së papritur të hapësirës ajrore dhe anulimit masiv të fluturimeve në Gjirin Persik, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të mbulojnë të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për më shumë se 20 mijë turistë të bllokuar në vend. Departamenti i Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi u dërgoi një udhëzim të gjithëve hoteleve në Emiratet e Bashkuara për të mos i çregjistruar vizitorët e bllokuar dhe për t’ua faturuar qëndrimin autoriteteve. Pak orë më vonë, një urdhër paralel u lëshua edhe në Dubai. Autoriteti i Aviacionit Civil të Emirateve konfirmoi se shteti po mbulon të gjitha kostot për udhëtarët e prekur, ndërsa sektorë privatë u bashkuan me nismën: kompani të qiradhënies së apartamenteve të pushimit në Dubai hapën dhjetëra ambiente falas dhe...