Ekzekutimi me varje/ Trump kërcënon Khamenei

Ekzekutimi me varje/ Trump kërcënon Khamenei

Një protestues 26-vjeçar iranian pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin, ndërsa Donald Trump u bën thirrje hapur qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë” dhe premton se “ndihma është në rrugë e sipër”, duke provokuar një reagim të fortë diplomatik nga Teherani. Presidenti amerikan, në fakt, kur u pyet në një intervistë me CBS në lidhje me ekzekutimin e Soltanit, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse i riu iranian ekzekutohet. “Ne do të marrim masa shumë të ashpra. Nëse ata bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të ashpra”, tha ai, ndërsa kur u pyet të sqaronte se çfarë donte të thoshte, Trump iu referua operacionit të fundit të SHBA-së në Venezuelë dhe vrasjes së...