Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje
Kievi refuzon kategorikisht çdo lidhje me incidentin e eksplozivëve të gjetur pranë gazsjellësit TurkStream në Serbi. Këtë e bëri të ditur përmes “X” zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, pas akuzave nga Budapesti. “Ukraina nuk ka asnjë lidhje. Mund të jetë pjesë e ndërhyrjes masive të Moskës në zgjedhjet hungareze”, shtoi ai. Kujtojmë se udhëheqësit e Serbisë dhe Hungarisë njoftuan të dielën, 5 prill, se pranë një tubacioni gazi në Serbi, i cili transporton gaz rus drejt Hungarisë, janë zbuluar lëndë shpërthyese. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se njësitë përkatëse kanë gjetur një mjet shpërthyes me fuqi të madhe. Sipas tij, në zonën e Kanjižës, në veri të vendit, vetëm disa qindra metra larg tubacionit, janë zbuluar dy pako të mëdha eksplozivi të...
Burimi:
javanews.al