Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Kosova i drejtohet kutive të votimit për herë të dytë brenda këtij viti. Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass, bën thirrje për dialog mes partive politike dhe vë në dukje se Kosova ka pësuar dëme të konsiderueshme në reputacionin e saj ndërkombëtar gjatë këtij viti. DW: Për herë të dytë brenda një viti, Kosova shkon në zgjedhje të reja. A mendoni se këto votime do të sjellin zhbllokimin e situatës në vend? Gjatë fushatës, partitë e tjera kanë ritheksuar se nuk do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit… Frauke Seebass: Gjithçka do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Vetëvendosje shpreson për një shumicë aq të madhe sa të mund të qeverisë e vetme, ose “vetëm” me mbështetjen e pakicave, të cilave...