Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet
“Presidenti Trump po lë të hapura shumë opsione, edhe atë të përdorimit të forcës ushtarake në shkallë të gjerë”, thotë Steve Bannon për Corriere, kur pyetet nëse postimi i fundit i Trump në Truth, ku u premton protestuesve iranianë që “ndihma po vjen”, do të thotë një sulm ushtarak, ndoshta edhe vetëm një sulm i vogël. “Sekretari i Thesarit, Bessent, shpjegoi në mars në Economic Club of New York se si mund të rrëzohen mullahët me sanksione, presion ekonomik dhe tarifa dhe e bëri. Tarifat e fundit prej 25% mbi të gjithë partnerët tregtarë i izolojnë. Por Trump mban të hapur edhe mundësinë e një sulmi ushtarak, sepse kjo i jep avantazh gjeopolitik”, tha ai. Bannon, ish-strateg i Trump dhe prezantues i programit War Room, është ndër...
Burimi:
javanews.al