Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Në New York, përplasja mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell, po thellohet. Pas mbledhjes së Komitetit të Politikës Monetare (FOMC), Powell ka deklaruar se jo vetëm që nuk do të ulë normat e interesit, por në kushtet aktuale ekonomike ato madje mund të rriten. Ai ka theksuar gjithashtu se do të qëndrojë në krye të Fed-it deri në konfirmimin e pasardhësit të tij, Kevin Warsh, dhe se nuk do të largohet nga bordi i institucionit derisa të përfundojë një hetim i Departamentit të Drejtësisë. Këto deklarata janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj presionit dhe kritikave të Trump, i cili e ka quajtur më herët “i vonuar”. Nga ana tjetër, Powell ka theksuar se inflacioni mbetet mbi objektivin prej...