Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të fundit ushtarake nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë financiar në tregjet globale. Frika nga një bllokim i tregtisë ndërkombëtare dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë fundosur bursat kryesore, duke fshirë qindra miliarda nga kapitalizimi i tregut brenda pak orësh. Humbjet kolosale në tregjet evropiane Seanca e kësaj të hëne ka qenë tejet e vështirë për aksionet evropiane. Indeksi kryesor i kontinentit, Stoxx 600, shënoi një rënie të ndjeshme prej 1.65%. Kjo tkurrje përkthehet në një humbje masive prej 314 miliardë eurosh në kapitalizim, të fshira brenda një dite të vetme tregtimi. Bursat më të goditura në kontinent Madridi shënoi rënien më të fortë me -2.7%. Frankfurti u mbyll...