Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Tensionet në Gjirin Perisk që u përshkallëzuan me konfliktin në Iran pas sulmeve të SHBA dhe Izrael dhe pas kundërpërgjigjes së Iranit që sulmoi Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin apo Kuvajtin kanë bërë që sporti të bjerë në kolaps me kompeticionet që janë pezulluar. Kampionati iranian ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani që është pjesë e Esteghlal është ndërprerë për një kohë të pacaktuar nga Federata e Futbollit në Iran pak orë pas sulmeve, ndërkphë që në zona të tjera për momentin ka qetësi edhe pse hapësira ajrore vijon të jetë e mbyllur. Në Arabinë Saudite nuk ka pasur incidente dhe një pjesë e ndeshjeve u zhvilluan pa probleme. Por kjo nuk ndodhi në Katar ku u shtynë 2 ndeshje të së...