Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…
Komunikimet e publikuara mes Jeffrey Epstein dhe diplomatit sllovak Mirosllav Lajçak tregojnë se bisedat e tyre zhvilloheshin kryesisht rreth planeve për vizita ndërkombëtare, kontakteve politike të nivelit të lartë dhe situatave politike në Ballkan dhe në Shtetet e Bashkuara, ku në këtë kontekst përmendet edhe emri i ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që lidhen me hetimet ndaj financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, shfaqen një sërë mesazhesh të shkëmbyera gjatë vitit 2018 mes Epstein dhe Mirosllav Lajçak, asokohe një nga figurat më të rëndësishme diplomatike evropiane. Në këto biseda, Epstein dhe Lajçak diskutojnë për mundësinë e një vizite në Mal të Zi, për takime me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe për zhvillime politike ndërkombëtare, ndërsa...
Burimi:
javanews.al